Ne dërguam para teje si të dërguar vetëm se burra nga banorët e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. -
Kuptimi: Nuk kemi dërguar melekë ose krijesa të tjera si profetë për njerëzit, por kemi zgjedhur burra nga vetë radhët e popujve. Atëherë, përse habitet populli yt për profetësinë tënde?! Edhe ti je si të gjithë profetëtpara teje, madje më i zgjedhuri mes tyre. Zoti u shpalli të gjithëve udhëzime hyjnore. Allahu i Madhëruar i përzgjodhi ata nga banorët e qyteteve të mëdha, sepse ata dalloheshin për logjikën më të shëndetshme, por edhe që çështja e tyre të përhapej më shpejt dhe më lehtë.A nuk udhëtojnë nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i më të hershmëve? -
Nëse nuk të besojnë ty, atëherë pse nuk udhëtojnë nëpër tokë dhe të shohin se si ishte përfundimi i brezave të mëparshëm?" A nuk i shohin vendbanimet e tyre të shkretuara, për të kuptuar se si i ndëshkoi Zoti ata, për shkak të mosbesimit dhe refuzimit të Shpalljes së tij? Kjo duhet t’ju japë një mësim të mirë, që të mos bëni të njëjtin krim si ata dhe pastaj të meritoni të njëjtin ndëshkim si ata. Kujtoni, gjithashtu, edhe një fakt tjetër shumë të rëndësishëm:S’ka dyshim se jeta e ardhshme është shumë më e mirë për ata të cilët ishin të devotshëm. -
Bukuritë dhe begatitë e Xhenetit janë të përjetshme dhe të posaçme për ata të cilët janë ruajtur. Ata i druhen ndëshkimit dhe zemërimit të Zotit, duke përmbushur me korrektësi dhe sinqeritet urdhëresat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Ata e dinë mirë se dynjaja, me të gjitha stolitë e saj,është një kënaqësi e përkohshme, e shoqëruar me mundime e vuajtje dhe që një ditë do të marrë fund. Ndërsa mirësitë e ahiretit janë të plota, të përkryera e të pastra nga çdo mangësi. Ato kurrë nuk kanë për të përfunduar apo për t'u zbehur, madje do të jenë në shtim e zbukurim të përjetshëm e të pandërprerë.A nuk po logjikoni, atëherë? -
A nuk keni aq logjikë sa për t’i dhënë përparësi asaj që është më e mirë kundrejt diçkaje që është e papërfillshme dhe e përkohshme?!Nga mëshira e madhe e për krijesat,Krijuesi dërgoi ndër ta profetë, sipërgëzues e qortues. Ata u bëjnë tënjohur njerëzve qëllimin e jetës së tyredhe ua prezantojnë saktësisht Zotitn etyre, ashtu sikurse është në të vërtetë, tëlartësuar e të pastër nga çdo e metë.Kush është Allahu, cilët janë emratcilësitë e atributet e Tij? Çfarë dëshiron Aiprej nesh, për çfarë na urdhëron e ngaçfarë na ndalon. Çfarë shpërblimi ka ai qëi bindet e çfarë ndëshkimi ka ai që nuk ibindet? Kështu këta profetë janëndërmjetësit mes Zotit dhe krijesave, përsa i përket transmetimit të qartë tëmesazhit të Tij. Ata përcjellin mebesnikëri e korrektësi mesazhin e Zotitpër krijesat e Tij. Ata u mësojnë dhe iedukojnë njerëzit me atë që u bën dobinë dynja dhe në ahiret. Ata u bëjnë tëqartë njerëzve çdo gjë që e kënaq Zotin etyre dhe çdo gjë që e zemëron Atë.Kështu, njerëzit duhet të bëjnë atë qëZoti do dhe pëlqen dhe duhet të largohene të ruhen nga çdo gjë që e zemëron tëMadhërishmin. Nevoja e njerëzve përprofetët është shumë e madhe. Madje,sikurse thotë Imam Ibn Kajimi (Allahu emëshiroftë!), nevoja e tyre për profetëtdhe Sheriatin e Zotit është jetike. Ajoështë shumë e rëndësishme, madje më erëndësishme se çdo nevojë tjetër.Sheriati të jep mundësinë e njohjes sëçdo gjëje që kënaq Allahun e Madhëruar.Nëpërmjet Sheriatit, i Madhëruari namëson urdhëresat e Tij dhe na shtjellonrrugët e mira për realizimi e tyre. Sheriatina mëson se cilat janë veprat qëshkaktojnë zemërimin e të Madhërishmitdhe që Ai na i ka ndaluar. Ai na mësonligjet e adhurimit të Zotit, por edhe ligjete marrëdhënieve ndër njerëzore në tëgjitha aspektet. Për këtë arsye, njeriu, -me përzgjedhjen e tij të lirë, - duhet tëadhurojë Zotin e tij nëpërmjet këtijSheriati, i cili mund të përftohet veçsepërmes Shpalljes së dhënë nga Zotipërmes profetëve. Sado të përpiqet ehulumtojë logjika e njeriut, ajo kurrë nukmund të gjykojë me saktësi se çfarëdëshiron Zoti prej tij. Kjo njohuripërftohet thjesht dhe vetëm nga Shpalljae Zotit. Imam Ibn Kajimi vazhdon më tej:"Nëse njeriut i pengohet frymëmarrja,ushqimi e pija, e shumta që atij do t’indodhë është vdekja e trupit dhe largimi ishpirtit nga trupi. Por nëse atij i ndalohetSheriati e privohet nga njohja e Shpalljessë Zotit, kjo do të sjellë shkatërrimin ezemrës dhe të shpirtit, gjë që ështëshumë herë më e frikshme dhe edhimbshme sesa thjesht vdekja trupore.”[Shih "Zadul Mead"].Disa parime në lidhje me besimin nëprofetët e Zotit:
Disa nga veçoritë e profetëve: