Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 13 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 13 nga 111 • Shqip


قَالَ إِنِّي لَيَحْزُنُنِي أَنْ تَذْهَبُوا بِهِ وَأَخَافُ أَنْ يَأْكُلَهُ الذِّئْبُ وَأَنْتُمْ عَنْهُ غَافِلُونَ 13
Përkthim:
(Baba) tha: “Unë brengosem që ju ta merrni atë, e druaj se mos do ta hajë ujku, kur nuk do të jeni të kujdesshëm”. Jusuf 12:13
Tefsiri:
Ai (Jakubi)

tha: “Do të mërzitem, po të largohet prej meje.” –

Kuptimi: Thjesht largimi i tij prej meje më trishton pa masë. Nuk duroj dot asnjë çast pa e parë atë. E dua shumë, prandaj më merr malli shpejt për të. Veç kaq mjafton që të mos e lejoj të vijë me ju. Por përveç kësaj është edhe një pengesë tjetër.

Pastaj, kam frikë se mos e ha ndonjë ujk, kur ju të mos e keni mendjen. -

Kam frikë, gjithashtu, se mund ta sulmojë ndonjë ujk në kohën kur ju s’e keni mendjen tek ai. Ai është i vogël dhe nuk është i aftë që të mbrohet prej ujqërve. Por ata thanë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 12 E ardhshme Jusuf • Ajet 14