Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 14 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 14 nga 111 • Shqip


قَالُوا لَئِنْ أَكَلَهُ الذِّئْبُ وَنَحْنُ عُصْبَةٌ إِنَّا إِذًا لَخَاسِرُونَ 14
Përkthim:
(Vëllezërit) thanë: “Si do ta hajë ujku, kur ne jemi një grup i fortë! Na, atëherë, me të vërtetë, do të ishim të humbur”. Jusuf 12:14
Tefsiri:

Ata thanë: “Nëse atë e ha ujku ndër ne që jemi grup i madh, atëherë, ne mos qofshim fare!” -

E si mund ta hajë ujku, kur ne jemi shumë, madje të përkushtuar që ta ruajmë atë?! Nëse kjo ndodh, atëherë ne do të jemi njerëz të padobishëm e të pavlefshëm. Kjo do të ishte një ulje e madhe për ne. Kështu, pasi e parapërgatitën terrenin dhe pasi i shpjeguan arsyet përse duhet t’u besonte dhe ta dërgonte Jusufin me ta, Jakubi (a.s) lejoi që ai të shkonte me ta, që të kënaqej pak duke lodruar në bjeshkët e bukura.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 13 E ardhshme Jusuf • Ajet 15