Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 15 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 15 nga 111 • Shqip


فَلَمَّا ذَهَبُوا بِهِ وَأَجْمَعُوا أَنْ يَجْعَلُوهُ فِي غَيَابَتِ الْجُبِّ ۚ وَأَوْحَيْنَا إِلَيْهِ لَتُنَبِّئَنَّهُمْ بِأَمْرِهِمْ هَٰذَا وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ 15
Përkthim:
Pasi e morën atë (Jusufin) dhe vndosën që ta hedhin në fund të pusit, Na ia shpallëm atij: “Ti do t’i lajmërosh ata për këtë vepër, e ata nuk do ta vërejnë (që ti je Jusufi)”. Jusuf 12:15
Tefsiri:

E kështu, ata e morën atë

(Jusufin) d

he e hodhën në një pus. Dhe Ne i futëm në zemër

(këto fjalë): “ (Një ditë)

Ti do t’ua thuash atyre të vërtetën e kësaj që ata po bëjnë tani dhe ata nuk do të të njohin.” -

Kështu, pas lejes së dhënë nga babai i tyre, vëllezërit nisën të zbatonin planin për të cilin kishin rënë dakord. Ata e lanë Jusufin në një pus, siç propozoi njëri prej tyre. Megjithatë, Allahu i Lartësuar, që deshi ta mëshironte dhe lartësonte Jusufin mbi vëllezërit e tij, pikërisht në këto momente aq të vështira për të, i shpall Jusufit dhe i thotë: “Ti do t’ua thuash atyre të vërtetën e kësaj që ata po bëjnë tani dhe ata nuk do të të njohin.” Pra, do të vijë dita që ti do t’i qortosh ata për këtë që po të bëjnë tani. Kur të vijë ajo ditë, ata nuk do ta kuptojnë se je ti. Ky qe një përgëzim për Jusufin (a.s) se ai do të shpëtonte dhe asnjë e keqe nuk do t’i ndodhë. Ky ishte një premtim se Allahu i Lartësuar do ta bashkonte Jusufin përsëri me familjen dhe vëllezërit e tij, që po silleshin aq keq me të në në ato çaste. Madje, kur të ribashkoheshin, Jusufi do të ishte ballëlartë e krenar, ndërsa vëllezërit e tij do të ishin të përulur dhe atëherë do ta kuptonin gabimin. Pasi bënë këtë padrejtësi, vëllezërit u kthyen në mbrëmje te babai i tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 14 E ardhshme Jusuf • Ajet 16