Por ai që ishte liruar prej atyre të dyve
(që kishin qenë në burg)u kujtua pas një kohe dhe tha: “Do t’jua tregoj unë kuptimin e saj.” -
Ky ishte njëri prej dy djemve të burgut, që sipas ëndrrës që kishte parë - do t’i jepte zotërisë së tij pije dhe do të lirohej. Ishte ai të cilin Jusufi e porositi që ta përkujtonte tek padroni. Kështu, atij iu kujtua Jusufi dhe porosia e tij. Ai e kuptoi se vetëm Jusufi mund ta shpjegonte këtë ëndërr, prandaj tha:Më lejoni të shkoj
(te Jusufi)! - Pra, më dërgoni tek Jusufi, që t’i kërkoj ndihmë për këtë çështje. Kështu, ata e dërguan te Jusufi në burg. Kur u takuan, Jusufi nuk e qortoi për harresën e tij, por e dëgjoi kërkesën e tij me butësi dhe mirësjellje. Djali iu drejtua Jusufit me këto fjalë: