Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 46 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 46 nga 111 • Shqip


يُوسُفُ أَيُّهَا الصِّدِّيقُ أَفْتِنَا فِي سَبْعِ بَقَرَاتٍ سِمَانٍ يَأْكُلُهُنَّ سَبْعٌ عِجَافٌ وَسَبْعِ سُنْبُلَاتٍ خُضْرٍ وَأُخَرَ يَابِسَاتٍ لَعَلِّي أَرْجِعُ إِلَى النَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَعْلَمُونَ 46
Përkthim:
(Kur ai shkoi te Jusufi, tha): “O Jusuf, o njeri i drejtë! Na shpjego (ëndërrën) për shtatë lopët e majme, që i hanin ato shtatë të liga dhe për shtatë kallinj të gjelbër e shtatë tjerë të tharë, - që të kthehem të njerëzit, e ta dijnë atë edhe ata”. Jusuf 12:46
Tefsiri:

O Jusuf

(-tha ai)

! O njeri i sinqertë! –

Ai e quajti “siddik”- i sinqertë dhe i vërtetë në fjalë dhe vepra.

Si e shpjegon

(ëndrën)që shtatë lopë të majme haheshin nga shtatë lopë të dobëta dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë? Ndoshta kur të kthehem te njerëzit, ata do të kuptojnë. -

Kuptimi: Njerëzit mezi presin shpjegimin e kësaj ëndrre, sepse janë shumë të shqetësuar. Kështu, Jusufi i interpretoi shtatë lopët e shëndosha dhe shtatë kallinjtë e gjelbër si shtatë vite të mira, me prodhim të bollshëm dhe të begatshëm. Ndërsa shtatë lopët e dobëta dhe shtatë kallinjtë e thatë i interpretoi si shtatë vite thatësire dhe pa bereqet. Ata i punonin dhe i ujisnin tokat me lopë zakonisht. Ndërsa kallinjtë e drithit ishin ushqimi bazë. Kjo qe simbolika e lopëve dhe e drithërave. Duke qenë se lopët ishin të fuqishme dhe kallinjtë ishin të gjelbër, kjo tregonte se ato vite do të ishin plot begati. Ndërsa e kundërta e tyre kishte kuptim të kundërt me shpjegimin e parë. Jusufi nuk u përqendrua vetëm në shpjegimin e ëndrrës, por dha edhe këshilla se si duhet të vepronin. Ai i mësoi që gjatë shtatë viteve të para të begatshme, të përgatiteshin mirë për vitet e krizës:
Shko te videoja e plotë e sures