Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 48 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 48 nga 111 • Shqip


ثُمَّ يَأْتِي مِنْ بَعْدِ ذَٰلِكَ سَبْعٌ شِدَادٌ يَأْكُلْنَ مَا قَدَّمْتُمْ لَهُنَّ إِلَّا قَلِيلًا مِمَّا تُحْصِنُونَ 48
Përkthim:
sepse pastaj do të vijnë shtatë vjet të thata, të cilat do t’i hanë ato që i keni ruajtur ju, përveç një pakice që e keni ruajtur (për farë). Jusuf 12:48
Tefsiri:
Pastaj do të vijnë shtatë vite shumë të vështira, që do t'i harxhojnë ato që i keni ruajtur, përveç një pakice nga ajo që ju do ta ruani. -

Pas shtatë viteve të begatshme, do të vijnë shtatë vite krize e thatësie, të cilat do të shterojnë të gjitha rezervat që ju do të grumbulloni, sado shumë që të jenë. Ju do të harxhoni gjithçka, përveç një pjese të vogël, të cilën do ta veçoni për farë.
Shko te videoja e plotë e sures