Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 49 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 49 nga 111 • Shqip


ثُمَّ يَأْتِي مِنْ بَعْدِ ذَٰلِكَ عَامٌ فِيهِ يُغَاثُ النَّاسُ وَفِيهِ يَعْصِرُونَ 49
Përkthim:
Pastaj, pas këtyre do të vijë një vit në të cilin njerëzit do të kenë bereqet dhe në të cilin do të shtrydhin (rrush, etj.)”. Jusuf 12:49
Tefsiri:

Më pas do të vijë një vit plot begati për njerëzit dhe plot të vjela. -

Pas shtatë viteve të vështira do të vijë një vit me shira të bollshëm, i cili do të shtojë prodhimin dhe të ardhurat. Prodhimi i rrushit do të jetë shumë më tepër sesa nevoja për ta ngrënë të tërë, prandaj ju do ta shtrydhni dhe do ta ktheni në pije. Përmendja e këtij viti të begatshëm pas shtatë viteve të vështira nuk ishte kuptuar nga ëndrra e Mbretit. Jusufi e nxori atë prej faktit se, pas vështirësisë, vjen gjithmonë lehtësimi. Pas shtatë viteve të krizës, pa dyshim do të vinte një vit i begatë, që do të largonte vuajtjet e njerëzve. Kështu, kur ky djalosh u kthye tek njerëzit dhe u tregoi shpjegimin e ëndrrës nga Jusufi, ata u mahnitën dhe u gëzuan pa masë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 48 E ardhshme Jusuf • Ajet 50