Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 50 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 50 nga 111 • Shqip


وَقَالَ الْمَلِكُ ائْتُونِي بِهِ ۖ فَلَمَّا جَاءَهُ الرَّسُولُ قَالَ ارْجِعْ إِلَىٰ رَبِّكَ فَاسْأَلْهُ مَا بَالُ النِّسْوَةِ اللَّاتِي قَطَّعْنَ أَيْدِيَهُنَّ ۚ إِنَّ رَبِّي بِكَيْدِهِنَّ عَلِيمٌ 50
Përkthim:
Dhe mbreti tha: “Sillmani atë (Jusufin)!” Kur (Jusufit) i erdh i deleguari (për ta nxjerrë prej burgut), ai i tha: “Ktheu te mbreti yt, e pyete: ‘Ç’patën ato gra që i prenë duart e veta?’ Me të vërtetë, Zoti im i di dredhitë e tyre!” Jusuf 12:50
Tefsiri:

Mbreti tha: “Ma sillni këtu atë

(Jusufin)!” - Mbreti urdhëroi që t’ia sillnin aty Jusufin. Por kur i dërguari i Mbretit shkoi në burg dhe i përcolli Jusufit urdhrin e Mbretit, Jusufi refuzoi që t’i përgjigjej menjëherë. Këtë e bëri për arsye që, fillimisht, të pastrohej figura e tij dhe të dilte në pah pafajësia e plotë për krimin që e kishin akuzuar dhe për të cilin e kishin burgosur. Sigurisht, kjo tregon për durimin e këtij profeti të zgjedhur dhe për logjikën e fortë dhe të hollë të tij. Jusufi i drejtohet të dërguarit të Mbretit dhe i thotë:

Kur i dërguari shkoi te Jusufi, ai i tha: “Kthehu te zotëria yt dhe pyete: “Si është puna e atyre grave që prenë duart e veta?”! -

Shko tek Mbreti yt dhe pyete atë rreth atyre grave që prenë duart e tyre! Kërkoju atyre shpjegim për gjithçka që ndodhi në atë kohë, sepse kjo është çështje shumë e njohur për njerëzit!

Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyre. -

Çojini ato gratë te Mbreti dhe kërkojuni shpjegim për gjithçka që ndodhi! Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyre dhe ka për ta nxjerrë në pah të vërtetën. Kështu, kur ato u paraqitën përpara Mbretit, ai u tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 49 E ardhshme Jusuf • Ajet 51