Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 61 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 61 nga 111 • Shqip


قَالُوا سَنُرَاوِدُ عَنْهُ أَبَاهُ وَإِنَّا لَفَاعِلُونَ 61
Përkthim:
Ata thanë: “Na do të përpiqemi që disi ta sjellim nga baba i tij, dhe ne do të bëjmë këtë”. Jusuf 12:61
Tefsiri:

Ata thanë: “Ne do të përpiqemi ta bindim babanë e tij për ta marrë.” -

Kjo tregon se Jakubi (a.s) e kishte shumë merak edhe Beniaminin. Aq shumë e donte, saqë nuk duronte asnjë çast që ta kishte larg syve së tij. Në të vërtetë, Jakubi (a.s) ngushëllohej me praninë e Beniaminit pas humbjes së Jusufit. Prandaj dhe bijtë e tjerë të tij thanë se do të përpiqeshin shumë për ta marrë Beniaminin me vete. Pastaj thanë:

Sido që të jetë, ne do ta bëjmë këtë. -

Ne do ta bëjmë atë që ti na kërkon. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 60 E ardhshme Jusuf • Ajet 62