Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 62 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 62 nga 111 • Shqip


وَقَالَ لِفِتْيَانِهِ اجْعَلُوا بِضَاعَتَهُمْ فِي رِحَالِهِمْ لَعَلَّهُمْ يَعْرِفُونَهَا إِذَا انْقَلَبُوا إِلَىٰ أَهْلِهِمْ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ 62
Përkthim:
(Jusufi) u tha atyre djelmoshave (nëpunësve) të vet: “Lënie pagesën, të hollat e tyre në barrët e tyre, e do t’i njohin ato kur të shkojnë ata te familja e vet, e do të kthehen përsëri te ne”. Jusuf 12:62
Tefsiri:

Ai u tha shërbëtorëve të tij: “Vendoseni mallin

(që e sollën si pagesë)

së bashku me ngarkesën e tyre, që, kur të kthehen te familja e tyre, ta gjejnë aty!”. -

Jusufi u drejtohet djemve që ishin në shërbimin e tij dhe i urdhëron që, përveç ngarkesës me ushqime që do t’u jepej vëllezërve të tij, të vendosnin edhe mallin që ata e kishin sjellë për këmbim dhe si pagesë.

Ndoshta kështu do të kthehen sërish te ne. -

Kur ata ta shohin, do të zihen ngushtë dhe do të kthehen përsëri për të kthyer mallin, që e kishin lënë si çmim. Në fakt, nga kjo kuptohet se Jusufi dëshironte t’i bindte ata më shumë për bujarinë dhe zemërgjerësinë e tij, duke i bërë të kuptonin se jo vetëm që u jepte furnizim të bollshëm, por ua kthente mbrapsht edhe mallin që kishin sjellë si çmim. E gjitha kjo, thjesht për t’u bërë bamirësi. Kështu, pasi të merrnin këtë mesazh bamirësie, sigurisht që do të ishin më të angazhuar që ta plotësonin kërkesën e Jusufit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 61 E ardhshme Jusuf • Ajet 63