Ai i dinte mirë ato që Ne i kishim mësuar,... -
Jakubi zotëronte dituri të madhe, që Ne - thotë Allahu i Lartësuar - ia kishim mësuar, pa forcën apo aftësitë e tij për ta arritur. Ajo i erdhi vetëm si dhuratë, mirësi dhe bujari nga Allahu i Lartësuar....ndërsa shumica e njerëzve nuk i dinë. -
Shumica e njerëzve nuk e dinë përfundimin e çështjeve dhe hollësitë e tyre. Po kështu ndodh edhe me shumë dijetarë. Ndonjëherë atyre u mungon dija e plotë rreth ligjeve dhe dispozitave të Zotit të Lartësuar. Shpesh, padituria e njerëzve është shumë e madhe. Madje, ajo çfarë njerëzit nuk e dinë është shumë herë më e madhe sesa ajo që ata e dinë dhe që Allahu i Lartësuar ua ka mundësuar ta mësojnë.