Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 69 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 69 nga 111 • Shqip


وَلَمَّا دَخَلُوا عَلَىٰ يُوسُفَ آوَىٰ إِلَيْهِ أَخَاهُ ۖ قَالَ إِنِّي أَنَا أَخُوكَ فَلَا تَبْتَئِسْ بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ 69
Përkthim:
Dhe kur dolën para Jusufit, ky e afroi vëllaun e vet (Bunjamin) dhe i tha: “Unë me të vërtetë, jam vëllai yt dhe mos u hidhëro për atë që vepruan vëllezërit tanë!” Jusuf 12:69
Tefsiri:

Kur u futën te Jusufi, ai e afroi pranë vetes vëllanë e vet dhe i tha: “Unë jam yt vëlla, por ti mos u mërzit për veprën e tyre!” -

Kur i erdhën të vëllezërit, Jusufi afroi pranë vetes Beniaminin, të cilin ai ua kishte kërkuar ta sillnin në vizitën e radhës. Ai e veçoi të vëllanë dhe i tregoi fshehtas se ishte Jusufi, duke i thënë: “Mos u mërzit për veprën e tyre, sepse përfundimi do të jetë shumë më i mirë për ne.” Pastaj Jusufi (a.s) i tregoi Benjaminit planin që kishte përgatitur për ta mbajtur atë pranë vetes deri në fund.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 68 E ardhshme Jusuf • Ajet 70