Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 70 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 70 nga 111 • Shqip


فَلَمَّا جَهَّزَهُمْ بِجَهَازِهِمْ جَعَلَ السِّقَايَةَ فِي رَحْلِ أَخِيهِ ثُمَّ أَذَّنَ مُؤَذِّنٌ أَيَّتُهَا الْعِيرُ إِنَّكُمْ لَسَارِقُونَ 70
Përkthim:
Dhe pasi i furnizoi me ushqimin e nevojshëm, shtini një gotë (të çmueshme) në ngarkesën e vëllait të vet, e pastaj një thërritës thirri: “O karavan, ju me të vërtetë jeni vjedhësa!” Jusuf 12:70
Tefsiri:

Pasi u dha furnizimet

(e nevojshme)

, ai futi një enë

(të çmueshme)

në ngarkesën e vëllait të vet. -

Ai ua përgatiti me kujdes dhe bollëk barrën e bereqetit dhe ua ngarkoi në deve, njëra nga të cilat ishte deveja e Beniaminit. Pas kësaj, ai e vuri enën matëse të ushqimit brenda ngarkesës së të vëllait. Kështu, kur ata po bënin për t’u larguar:

...Pastaj një lajmëtar thirri: “O ju udhëtarë të karvanit! Ju qenkeni hajdutë të vërtetë!” -

Mbase ky që thirri nuk dinte gjë rreth planit të Jusufit dhe për realitetin e gjërave. Pasi dëgjuan këtë fjalë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 69 E ardhshme Jusuf • Ajet 71