Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 86 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 86 nga 111 • Shqip


قَالَ إِنَّمَا أَشْكُو بَثِّي وَحُزْنِي إِلَى اللَّهِ وَأَعْلَمُ مِنَ اللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ 86
Përkthim:
(Jakubi) tha: “Unë, pikëllimin dhe zemrimin tim ia paraqes vetëm Perëndisë, e nga Perëndia e di atë që nuk e dini ju”. Jusuf 12:86
Tefsiri:

Ai tha: “Unë hidhërimin tim ia parashtroj vetëm Allahut.” -

Trishtimin që më ka pushtuar zemrën unë ia shpreh veçse Allahut, që është Një, i Vetëm dhe i Pashoq. Unë nuk iu qahem juve dhe asnjë krijese tjetër. Prandaj thoni çfarë të doni, sepse unë i ankohem vetëm Allahut të Madhëruar për dhimbjen time.

Unë di për Allahun atë që nuk e dini ju. -

Unë e di dhe jam i bindur se Allahu do të m’i kthejë fëmijët. Ai do të ma qetësojë zemrën dhe sytë, duke më bashkuar sërish me ta.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 85 E ardhshme Jusuf • Ajet 87