Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 87 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 87 nga 111 • Shqip


يَا بَنِيَّ اذْهَبُوا فَتَحَسَّسُوا مِنْ يُوسُفَ وَأَخِيهِ وَلَا تَيْأَسُوا مِنْ رَوْحِ اللَّهِ ۖ إِنَّهُ لَا يَيْأَسُ مِنْ رَوْحِ اللَّهِ إِلَّا الْقَوْمُ الْكَافِرُونَ 87
Përkthim:
“O bijtë e mi, shkoni e hulumtonie Jusufin dhe vëllain e tij dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Perëndisë. Me të vërtetë, shpresën në mëshirën e Perëndisë nuk e humbin, përpos populli mohues”. Jusuf 12:87
Tefsiri:

O bijtë e mi! Shkoni dhe kërkoni për Jusufin dhe vëllanë e tij,... -

Jakubi (a.s) u bën thirrje djemve që të shkojnë e të bëjnë të pamundurën për të gjetur vëllezërit e tyre.

...e kurrë mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut! -

Shpresa e vërtetë e bën njeriun që të përpiqet maksimalisht për të arritur qëllimin. Ndërsa humbja e shpresës e bën atë që të rëndohet dhe të plogështohet. Sigurisht, ajo që shpresojnë më tepër njerëzit është bujaria, mëshira dhe bamirësia e Allahut të Lartësuar.

Shpresën në mëshirën e Allahut e humbin veçse jobesimtarët. -

Për shkak të mosbesimit tek Allahu i Lartësuar dhe të paditurisë së tyre, mohuesit nuk shpresojnë te mëshira e Tij. Për këtë arsye, mos u bëni edhe ju si qafirët. Kjo tregon se shpresa tek mëshira dhe bujaria e Allahut është në varësi të besimit të njeriut. Kështu ata u nisën:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 86 E ardhshme Jusuf • Ajet 88