Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 89 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 89 nga 111 • Shqip


قَالَ هَلْ عَلِمْتُمْ مَا فَعَلْتُمْ بِيُوسُفَ وَأَخِيهِ إِذْ أَنْتُمْ جَاهِلُونَ 89
Përkthim:
(Jusufi) tha: “A dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëllain e tij, kur nuk keni qenë të vetëdijshëm?” Jusuf 12:89
Tefsiri:

Ai u tha: “A e mbani mend se çfarë keni bërë me Jusufin dhe vëllanë e tij, kur ishit të paditur?” -

Për sa i përket veprimit të tyre me Jusufin, është e qartë se ishte e padrejtë. Ndërsa për sa i përket sjelljes me vëllain tjetër, Beniaminin, mbase qëllimi i Jusufit ishte – dhe Allahu e di më së miri - që të tregonte se edhe me të ata ishin treguar të padrejtë kur thanë: “Në pastë vjedhur ky, ka pas vjedhur më parë edhe një vëlla i tij”. Ose ndoshta kishte për qëllim që të tregonte se shkaku i ndarjes edhe me vëllain e dytë Beniaminin ishin pikërisht ata. Ishin ata që i shkaktuan aq dhimbje dhe e sollën gjendjen në këtë pikë. Pastaj Jusufi (a.s) shtoi dhe tha: “... kur ishit të paditur.” Ky, në fakt, është një lloj justifikimi, duke treguar se ata vepruan ashtu për shkak të nxitimit dhe paditurisë së tyre, ose është një lloj qortimi për ta, duke u vënë në dukje se ata kishin vepruar njëlloj si injorantët dhe se ky është një nivel në të cilin ata nuk duhet të binin. Të tilla vepra nuk kishin lidhje me prejardhjen e tyre fisnike. Pas këtyre fjalëve, ata e kuptuan mirë se ai që po u drejtohej ishte Jusufi, prandaj dhe thanë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 88 E ardhshme Jusuf • Ajet 90