Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 90 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 90 nga 111 • Shqip


قَالُوا أَإِنَّكَ لَأَنْتَ يُوسُفُ ۖ قَالَ أَنَا يُوسُفُ وَهَٰذَا أَخِي ۖ قَدْ مَنَّ اللَّهُ عَلَيْنَا ۖ إِنَّهُ مَنْ يَتَّقِ وَيَصْبِرْ فَإِنَّ اللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ الْمُحْسِنِينَ 90
Përkthim:
Ata thanë: “A mos qenke ti vallë, me të vërtetë, Jusufi?” Ai u përgjigj: “Po, unë jam Jusufi, e ky është vëllai im. Perëndia na ka bërë mirësi neve. Me të vërtetë, ai që ruhet nga të këqijat dhe bëhet i durueshëm, Perëndia, me të vërtetë, kurrë nuk ua humbë shpërblimin bamirësve. Jusuf 12:90
Tefsiri:

Ata thanë: “Pse, vërtet, a ti je Jusufi?” Ai tha: “Unë jam Jusufi dhe ky është im vëlla. Allahu na dhuroi mirësi.” –

Kuptimi: Allahu i Lartësuar na bëri mirësi të madhe me imanin dhe devotshmërinë që na dhuroi. Ai na dalloi mbi të tjerët dhe na nderoi duke na bërë vend në tokë, në jetën e kësaj dynjaje. Kjo e gjitha erdhi si rrjedhojë e dy vlerave të mrekullueshme: prej durimit dhe devotshmërisë.

Me të vërtetë, ai që e ka frikë Allahun dhe bën durim, të jetë i sigurt se Allahu kurrë nuk ua humb shpërblimin punëmirëve. -

Çdokush që ruhet dhe është i kujdesshëm që mos kryejë ato gjëra që Zoti i Madhëruar i ka ndaluar, çdokush që bën durim kundrejt dhimbjeve dhe fatkeqësive të shkruara nga Zoti dhe në zbatimin e urdhëresave të Tij, le të gëzohet, sepse “Allahu nuk ua humb shpërblimin punëmirëve”.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 89 E ardhshme Jusuf • Ajet 91