Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 91 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 91 nga 111 • Shqip


قَالُوا تَاللَّهِ لَقَدْ آثَرَكَ اللَّهُ عَلَيْنَا وَإِنْ كُنَّا لَخَاطِئِينَ 91
Përkthim:
Ata thanë: “Pasha Perëndinë, me të vërtetë, Perëndia të ka lartësuar ty mbi ne, e na, me të vërtetë, kemi qenë të gabueshëm. Jusuf 12:91
Tefsiri:

Ata thanë: Për Allah! Vërtet, Allahu të ka dalluar ty mbi ne. -

Allahu i Lartësuar të dalloi mbi ne me virtytet më të larta. Ne jemi treguar shumë të padrejtë dhe të këqij me ty. Ne deshëm të të largonim nga babai dhe të kemi sjellë shumë vuajtje. Megjithatë, Allahu i Lartësuar të zgjodhi ty mbi ne dhe të dhuroi gjithçka që ti e dëshiroje.

Ne kemi qenë, vërtet gjunahqarë. -

Sigurisht, ky qe një pranim i gabimit nga ana e tyre, me një ndjenjë të thellë pendese dhe keqardhjeje. Ndërsa Jusufi (a.s) iu drejtua duke u shprehur paqen, bamirësinë, bujarinë dhe faljen e Tij:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 90 E ardhshme Jusuf • Ajet 92