Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 92 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 92 nga 111 • Shqip


قَالَ لَا تَثْرِيبَ عَلَيْكُمُ الْيَوْمَ ۖ يَغْفِرُ اللَّهُ لَكُمْ ۖ وَهُوَ أَرْحَمُ الرَّاحِمِينَ 92
Përkthim:
(Jusufi) u tha: “Sot, s’ka qortim për ju; Perëndia do t’ju falë. Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve! Jusuf 12:92
Tefsiri:

Ai tha: “Sot nuk ka qortim për ju.” -

Unë nuk do t’ju qortoj dhe nuk do të hakmerrem ndaj jush.

Allahu ju faltë! Ai është më Mëshiruesi i mëshiruesve. -

Jusufi ua fali dhe e harroi tërësisht padrejtësinë që ata i kishin bërë, duke u premtuar që kurrë nuk do t’ua përmendte më të shkuarën e hidhur. Pastaj ai u lut për ta, që Allahu i Lartësuar t’i falte dhe mëshironte. Sigurisht, kjo është grada më e lartë e ihsan-it - ose bamirësisë, - e cila mund të realizohet veçse nga më të zgjedhurit e krijesave, madje nga më të zgjedhurit e të zgjedhurve të Allahut të Lartësuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 91 E ardhshme Jusuf • Ajet 93