Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 93 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 93 nga 111 • Shqip


اذْهَبُوا بِقَمِيصِي هَٰذَا فَأَلْقُوهُ عَلَىٰ وَجْهِ أَبِي يَأْتِ بَصِيرًا وَأْتُونِي بِأَهْلِكُمْ أَجْمَعِينَ 93
Përkthim:
Shkoni me këtë këmishë time dhe vënie në fytyrën e babës tim e ai do të shohë, dhe m’i sillni tërë familjet tuaja! Jusuf 12:93
Tefsiri:
Jusufi iu tha vëllezërve të tij:

Shkoni me këmishën time dhe hidhjani babait tim në fytyrë dhe atij do t’i kthehet shikimi. -

Çdo sëmundje mjekohet me të kundërtën e saj. Ajo këmishë kishte aromën e Jusufit, aromë e cila i kishte munguar aq shumë zemrës së babait të përmalluar. Ky qe shkaku që do të sillte atë ndikim të mrekullueshëm në zemrën e Jakubit. Ishte vullneti i Allahut të Lartësuar që ia mundësoi Jakubit të nuhaste atë aromë të dashur për shpirtin e tij, dhe kështu t’i kthehej buzëqeshja, jeta, frymëmarrja e thellë dhe shikimi. Sigurisht që Allahu i Lartësuar kishte fshehur në këtë çështje mësime dhe urtësi të shumta, të cilat robërit shpesh nuk mund t’i shikojnë dhe zbulojnë. Por, kur dëshiron, Ai ua mëson atyre këto fshehtësi, sikurse bëri me Jusufin.

Pastaj ejani

(këtu)

me të gjithë familjen! -

Ejani tek unë të gjithë dhe të bashkohemi si familje. Në këtë mënyrë, ju nuk do të vuani më nga skamja.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 92 E ardhshme Jusuf • Ajet 94