Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Ra'd — Ajet 32 (Shqip) — Video

Er-Ra'd • Ajet 32 nga 43 • Shqip


وَلَقَدِ اسْتُهْزِئَ بِرُسُلٍ مِنْ قَبْلِكَ فَأَمْلَيْتُ لِلَّذِينَ كَفَرُوا ثُمَّ أَخَذْتُهُمْ ۖ فَكَيْفَ كَانَ عِقَابِ 32
Përkthim:
Edhe para teje, janë tallë me pejgamberë, andaj Unë u kam dhënë afat atyre që kanë mohuar, e pastaj i kam ndëshkuar, e çfarë ka qenë dënimi Im! Er-Ra'd 13:32
Tefsiri:
Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar ngushëllon Profetin dhe forcon zemrën e tij, duke i thënë:

Edhe me të dërguarit para teje janë tallur

(mohuesit). - Domethënë, ti nuk je i pari profet që është refuzuar dhe është munduar nga populli i tij.

Por atyre që nuk besuan, Unë u dhashë afat dhe pastaj i ndëshkova. Eh, si ishte ai dënim! -

Domethënë, ai ishte një ndëshkim i ashpër dhe i dhembshëm. Prandaj, le të mos vetëmashtrohen me afatizimin Tonë këta të mjerë, që të refuzojnë dhe tallen me ty. Le të shohin ata popujt që ishin para tyre dhe le të marrin mësim. Allahu i Lartësuar është i Plotpushtetshëm që t’i ndëshkojë edhe këta, ashtu si edhe popujt e mëparshëm, që kundërshtuan dhe u tallën me profetët e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Ra'd • Ajet 31 E ardhshme Er-Ra'd • Ajet 33