Vallë, kush mund të krahasohet me Atë
(Allahun)që mbikëqyr çdokënd se çfarë vepron? -
Allahu i Lartësuar është Mbikëqyrës i gjithçkaje dhe çdokujt ka për t’i dhënë shpërblimin e merituar, qoftë në këtë jetë, qoftë në jetën tjetër, me drejtësinë e Tij të plotë. Si mund të jetë i njëjtë i Gjithëdituri me idhujt, të cilët nuk kanë në dorë asnjë mundësi për shpërblim dhe ndëshkim, të cilët nuk kanë asnjë grimë pushteti?! Duke treguar padrejtësinë e tyre të madhe, Allahu i Lartësuar thotë:Dhe megjithatë, ata i përshkruajnë Allahut ortakë. -
Ata i përshkruajnë Allahut ortakë, ndërkohë që Ai është i Vetmi dhe i Pashembullti. Allahu është Es-Samed- i Ploti dhe Absoluti në zotërimin dhe sundimin e Tij, të Cilit i drejtohen të gjitha krijesat për nevojat e tyre. Allahu nuk ka shokë, nuk ka ortakë dhe as të ngjashëm me Të. Të besosh se ka idhuj të ngjashëm me Zotin dhe pjesëmarrës në pushtetin e Tij është një krim i pafalshëm.Thuaj: “Na i tregoni ata!” Mos, vallë, ju po i tregoni Atij diçka që Ai nuk e ditka, qoftë ajo nga gjërat që janë në tokë,” -
Nëse jeni të sigurt dhe të vërtetë në atë që thoni, atëherë përshkruajini idhujt që ju adhuroni, që të gjykojmë rreth tyre. Mos, vallë, Allahu i Madhëruar nuk di gjë rreth ekzistencës së këtyre idhujve dhe u dashka që ju t'ia mësoni Atij?! Mësojeni tani, o të mjerë! Duke qenë se Allahu i Lartësuar nuk e ndan pushtetin e Tij me asnjë tjetër, kuptojeni kotësinë e pretendimeve tuaja! Me këto pretendime boshe, ju i përngjani atij që kërkon t’i prezantojë ortakë Zotit, për të cilët Ai nuk ditka gjë. Këto janë kotësira, që dalin nga goja juaj, prandaj i Lartësuari thotë:... qoftë ajo fjalë prej fjalëve që ju thoni?!” -
E shumta që mund të thuhet rreth ekzistencës së këtyre idhujve ose “ortakëve”, është se ato janë pretendime të kota, të thëna nga të paditurit. E vërteta është e qartë: "Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut". Asnjë krijesë nuk meriton të adhurohet, por:Jo, por atyre që nuk besojnë u duket e mirë dredhia e tyre, -
Dredhitë e tyre në propagandimin e idhujtarisë dhe mohimit të Shpalljes së Zotit iu duken të bukura, prandaj dhe përfundimi i tyre është i qartë:... prandaj janë të penguar nga rruga e drejtë. -
Ata privohen nga rruga e drejtë, që të çon tek Zoti dhe në vendin e përjetshëm të bujarisë dhe mirësive të Tij.Dhe ata që Allahu i lë të humbur, askush nuk mund t'i udhëzojë. -
Arsyeja është se askush tjetër, përveç Allahut, nuk ka pushtet real në qiej dhe në tokë, në këtë jetë dhe në ahiret. Askush nuk mund të ndryshojë vullnetin dhe përcaktimin e të Gjithëpushtetshmit, që është i Urtë dhe i Gjithëditur.