Për ata ka dënim në jetën e kësaj bote, por dënimi i botës tjetër është shumë më i rëndë. -
Ndëshkimi i ahiretit është shumë më i rëndë se ndëshkimi i dynjasë dhe, përveç kësaj, ai është i përjetshëm dhe i pafundmë.Ata nuk ka kush t’i mbrojë prej ndëshkimit të Allahut. -
Askush nuk mund t’i ruajë ata nga ndëshkimi i Allahut. Nëse ndëshkimi i Tij e përfshin dikë, askush nuk mund ta pengojë Atë.