Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Ra'd — Ajet 36 (Shqip) — Video

Er-Ra'd • Ajet 36 nga 43 • Shqip


وَالَّذِينَ آتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ يَفْرَحُونَ بِمَا أُنْزِلَ إِلَيْكَ ۖ وَمِنَ الْأَحْزَابِ مَنْ يُنْكِرُ بَعْضَهُ ۚ قُلْ إِنَّمَا أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ اللَّهَ وَلَا أُشْرِكَ بِهِ ۚ إِلَيْهِ أَدْعُو وَإِلَيْهِ مَآبِ 36
Përkthim:
E, atyre që ua kemi zbritur Librin, ata gëzohen për atë që të kemi shpallë ty. Dhe (ka) disa prej grupeve që mohojnë diçka prej tij (Kur’anit). Thuaj: “Mua më është urdhëruar që ta adhuroj vetëm Perëndinë dhe që mos t’i bëj shok Atij. Vetëm Atij i lutëm dhe vetëm tek Ai kthehem. Er-Ra'd 13:36
Tefsiri:

Ata të cilëve Ne u kemi dhënë Librin gëzohen me atë që t’u shpall ty. -

Ata të cilëve Zoti u dhuroi mirësinë e diturisë rreth shpalljeve të Tij gëzohen me këtë Shpallje madhështore, që po të dhurohet ty, o Muhamed. Ata janë të bindur se ajo t’u shpall nga Zoti i gjithësisë. Ata lumturohen me dritën e Zotit dhe e besojnë atë. Ata e pranojnë Shpalljen e re dhe gëzohen kur shohin që ato vërtetojnë njëra tjetrën. Kjo është gjendja e ithtarëve të Librit të cilët e besojnë Shpalljen që iu dhurua Muhamedit a.s. Megjithatë, ka shumë grupime që e refuzojnë një pjesë të Shpalljes së Zotit:

Por ka grupime që e mohojnë një pjesë të tij. -

Por në këtë mënyrë, ata mohojnë të gjithë Shpalljen, pa e kuptuar. Lum ata që Zoti i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe mjerë mohuesit që e shpërfillën Shpalljen e Tij!

Thuaj: “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Allahun, pa i bërë shok Atij. -

Ti, o Muhamed, je thjesht një këshillues e paralajmërues, që fton në udhën e drejtë të Zotit, prandaj tregoju atyre se për çfarë je urdhëruar. Thuaju atyre: “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Allahun, pa i bërë shok Atij”. Domethënë, jam urdhëruar që, të gjithë adhurimin e fenë t’ia kushtoj vetëm Allahut me sinqeritet dhe me besnikëri, ashtu siç më ka urdhëruar.

Unë vetëm tek Ai ftoj dhe vetëm tek Ai është kthimi im.” -

Unë i ftoj njerëzit në fenë dhe ligjin e Zotit, i ftoj që të përkushtohen në adhurimin e Tij si Një i vetëm dhe të nënshtrohen ndaj ligjit të Tij. Unë vetëm tek Ai shpresoj të më dojë dhe të më shpërblejë për punën dhe lodhjen time në këtë çështje. Vetëm Atë e shpresoj kur kryej urdhëresat e Tij dhe ruaj kufijtë e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Ra'd • Ajet 35 E ardhshme Er-Ra'd • Ajet 37