Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Ra'd — Ajet 37 (Shqip) — Video

Er-Ra'd • Ajet 37 nga 43 • Shqip


وَكَذَٰلِكَ أَنْزَلْنَاهُ حُكْمًا عَرَبِيًّا ۚ وَلَئِنِ اتَّبَعْتَ أَهْوَاءَهُمْ بَعْدَمَا جَاءَكَ مِنَ الْعِلْمِ مَا لَكَ مِنَ اللَّهِ مِنْ وَلِيٍّ وَلَا وَاقٍ 37
Përkthim:
Ja, kështu, Na e kemi zbritur Kur’anin – ligj (të mençurisë së shprehur) në gjunë arabe. E, nëse ti ndjekë dëshirat e tyre, pas njohurisë që të ka ardhur, ti nuk do të kesh as ndihmës as mbrojtës prej (dënimit të) Zotit. Er-Ra'd 13:37
Tefsiri:

Kështu, Ne e kemi shpallur atë

(Kur'anin)

në gjuhën arabe, për të qenë një Ligj i përkryer. -

Kuptimi: Ne e kemi shpallur këtë libër që të jetë një ligj i përkryer, i qartë dhe i kuptueshëm. Ne e shpallëm Kur'anin me gjuhën më të pasur dhe të përkryer, më shprehëse dhe më të bukur, që ai të jetë i qartë dhe i kuptueshëm, që nuk shkakton asnjë ngatërresë. Kur'ani është një ligj që nuk pranon asnjë ndryshim dhe që duhet pasuar rigorozisht. Atë nuk mund ta trazojnë devijimet e njerëzve dhe ai nuk i pranon ato. Kush pason Kur'anin nuk mund të ndjekë dëshirat personale të devijuara, ashtu si dhe kush ndjek dëshirat personale nuk mund të pasojë Kur'anin madhështor. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar paralajmëron dhe kërcënon që të jemi të kujdesshëm në pasimin e këtij ligji. Ky kërcënim i drejtohej Profetit, - edhe pse ai ishte i ruajtur nga një gabim i tillë, - për dy shkaqe: së pari, për të treguar se Profeti ishte i ruajtur dhe, së dyti, që umeti i tij të jetë i kujdesshëm dhe pasues i Profetit në zbatimin e ligjit të Zotit.

Por, nëse ndjek dëshirat e tyre, pas diturisë së madhe që të ka ardhur, ti nuk do të kesh as ndihmë e as mbrojtje prej Allahut. -

Porosia e Allahut është që të mos ndjekësh dëshirat dhe devijimin e njerëzve, por të pasosh diturinë dhe dritën e Zotit. Nëse njeriu ndjek pasionet e devijuara, që nuk janë të ndriçuara nga drita e udhëzimit të Zotit, atëherë le ta dijë se nuk ka për të gjetur as mik, që ta ndihmojë për të arritur qëllimet e tij, dhe as mbrojtës, që ta ruajë nga të këqijat në dynja dhe në ahiret.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Ra'd • Ajet 36 E ardhshme Er-Ra'd • Ajet 38