Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Ra'd — Ajet 40 (Shqip) — Video

Er-Ra'd • Ajet 40 nga 43 • Shqip


وَإِنْ مَا نُرِيَنَّكَ بَعْضَ الَّذِي نَعِدُهُمْ أَوْ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِنَّمَا عَلَيْكَ الْبَلَاغُ وَعَلَيْنَا الْحِسَابُ 40
Përkthim:
Qoftë të të tregojmë Na ty, nga ajo që u kemi premtuar atyre, ose ta marrim shpirtin Na ty, ti je i obliguar vetëm ta shpallish (profetninë tënde e jo dënimin e tyre), se llogaria është te Ne. Er-Ra'd 13:40
Tefsiri:

Edhe nëse do të të mundësojmë ta shohësh

(sa je gjallë)

një pjesë të asaj që ua kemi premtuar atyre, apo të ta marrim shpirtin

(para se të përfundojë e gjitha)

, detyra jote është vetëm kumtimi i qartë

(i shpalljes)

, kurse gjykimi për ta i Yni. -

Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur, Muhamedit a.s, dhe i thotë që të mos nxitohet duke kërkuar përshpejtimin e ndëshkimit të tyre. Një gjë është e sigurt: nëse ata do të vazhdojnë në shfrenimin e tyre dhe në refuzimin e besimit të drejtë, ka për t’i përfshirë ndëshkimi që u premtohet. Ky ndëshkim është në dorën e Zotit, i Cili mund ta realizojë ose gjatë jetës tënde ose në ahiret. Kjo është çështje që e vendos Zoti dhe nuk është detyra jote. Detyra jote është kumtimi i qartë i të vërtetës dhe i Shpalljes së Zotit për krijesat. Ndërsa llogaria e tyre është në dorën e Zotit: Ai do t’i marrë në llogari krijesat. Në dorën e Tij është shpërblimi ose ndëshkimi i tyre. Në vijim, Allahu i Lartësuar kërcënon ata që mohojnë të vërtetën:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Ra'd • Ajet 39 E ardhshme Er-Ra'd • Ajet 41