E, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, do të hyjnë në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenjt, ku ata, me lejen e Zotit të tyre, do të banojën përherë. Në to, do të përshëndeten me fjalën: “Selam!” Ibrahim 14:23 ⧉
Tefsiri:
Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira vendosen në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë, me lejen e Zotit të tyre. -Këta janë njerëzit që e zbatojnë dhe plotësojnë fenë, përmes fjalëve, veprave dhe besimit në zemrat e tyre. Për këta i Madhëruari premton se do t’i fusë: "...në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë, me lejen e Zotit të tyre". Në to janë fshehur kënaqësi dhe bukuri të shumta, të cilat syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe mendja e askujt nuk i ka përfytyruar. Ata do të jenë të përjetshëm në të. Këto mirësi ata i përfitojnë me lejen e Zotit dhe jo me forcën dhe mundin e tyre; domethënë, kjo është dhuratë dhe mirësi nga Allahu i Lartësuar.
Përshëndetja e tyre atje është “Selam!”. -
Të gjithë banorët e Xhenetit do të përshëndesin njëri-tjetrin me selam dhe fjalë të mira. Paqja do t’i përfshijë në çdo drejtim.