A mund ta kuptosh, vallë, shembullin që Allahu jep për fjalën e mirë? -
Fjala e mirë këtu nënkupton shehadetin: “Lâ ilâhe il-lâ Allahu Muhamedun Resûlull-llâh” dhe domethënien e tij. Allahu i Lartësuar e krahason këtë fjalë dhe çdo gjë të mrekullueshme që lind prej saj, me një pemë të mirë (siç është palma, për shembull). Rrënjët e saj janë thellë në tokë, ndërsa degët e saj janë të përhapura dhe ngrihen lart në qiell. Mirësitë e kësaj peme janë të shumta dhe të vazhdueshme, sikurse thotë Allahu i Lartësuar.