Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ibrahim — Ajet 25 (Shqip) — Video

Ibrahim • Ajet 25 nga 52 • Shqip


تُؤْتِي أُكُلَهَا كُلَّ حِينٍ بِإِذْنِ رَبِّهَا ۗ وَيَضْرِبُ اللَّهُ الْأَمْثَالَ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ 25
Përkthim:
që me lejen e Zotit të saj jep frut në çdo kohë. Dhe Perëndia u tregon shembullin njerëzve për t’u këshilluar ata. Ibrahim 14:25
Tefsiri:
Një fjalë e mirë është si një pemë e mirë, rrënjët e së cilës janë të thella dhe degët e saj ngjiten deri në qiell. Me vullnetin e Zotit, ajo i jep frutat e saj në çdo kohë. -

Ajo i jep frytet e saj në çdo kohë, me lejen e Zotit. Kështu është pema e imanit: rrënjët e saj janë thellë në zemër, dhe këto rrënjë janë dituria dhe besimi i patundur. Ndërsa degët e kësaj peme janë fjalët e mira, punët e mbara dhe të dobishme, morali dhe virtytet, edukata dhe sjellja e mirë etj. Këto degë ngjiten lart në qiell. Po kështu, veprat dhe fjalët e mira që dalin nga pema e imanit, që ka rrënjë të thella në zemër, ngrihen lart tek Allahu i Lartësuar. Kjo i sjell dobi besimtarit, por edhe të tjerëve që e rrethojnë atë.

Allahu u jep njerëzve shembuj, me qëllim që ata të mendojnë. -

Përmes këtyre shembujve, adhuruesit e sinqertë kujtojnë urdhëresat dhe ndalesat e Zotit. Kështu, ata motivohen më shumë për t’iu nënshtruar dhe bindur Zotit. Nëpërmjet shembujve të prekshëm, mesazhi i Zotit bëhet më i qartë dhe më i kuptueshëm. Kjo, sigurisht, tregon për mëshirën e madhe të Allahut të Lartësuar në qartësimin e së vërtetës. Vetëm Allahut i qoftë lavdërimi më i madh! Ky ishte përshkrimi i deklaratës së teuhidit dhe rrënjëve të saj të thella në zemrën e besimtarit të sinqertë. Në vijim, Allahu i Lartësuar përshkruan të kundërtën e saj, që janë fjalët e mohimit dhe frytet e saj të hidhura:
Shko te videoja e plotë e sures