Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ibrahim — Ajet 30 (Shqip) — Video

Ibrahim • Ajet 30 nga 52 • Shqip


وَجَعَلُوا لِلَّهِ أَنْدَادًا لِيُضِلُّوا عَنْ سَبِيلِهِ ۗ قُلْ تَمَتَّعُوا فَإِنَّ مَصِيرَكُمْ إِلَى النَّارِ 30
Përkthim:
dhe i kanë trilluar shok Perëndisë për t’i larguar (njerëzit tjerë) nga rruga e Tij. Thuaj: “Kënaquni, se kthimi juaj është në zjarr!” Ibrahim 14:30
Tefsiri:

Ata kanë ngritur idhuj, si të barabartë me Allahun, për t’i larguar njerëzit nga rruga e Tij. -

Ata trillonin idhuj si të barabartë me Allahun dhe i ftonin njerëzit që t’i adhurojnë e t’u nënshtroheshin atyre njëlloj si Allahut. Atëherë, këtyre keqbërësve thuaju:

Thuaj: “Kënaquni, por, jeni drejtuar për në Zjarr!” -

Kënaquni dhe përfitoni nga mohimi dhe trillimet tuaja për një kohë të shkurtër. Por dijeni se kjo nuk ka për t’ju ndihmuar në përfundimin tuaj. Në Zjarr do të jetë vendqëndrimi i juaj i përhershëm. Ai është vendi më i keq dhe më i dhimbshëm.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ibrahim • Ajet 29 E ardhshme Ibrahim • Ajet 31