Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ibrahim — Ajet 31 (Shqip) — Video

Ibrahim • Ajet 31 nga 52 • Shqip


قُلْ لِعِبَادِيَ الَّذِينَ آمَنُوا يُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُنْفِقُوا مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ سِرًّا وَعَلَانِيَةً مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَ يَوْمٌ لَا بَيْعٌ فِيهِ وَلَا خِلَالٌ 31
Përkthim:
Thuaju robërve të Mi, të cilët besojnë: Le të falin namazin dhe le të japin fshehurazi dhe haptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne, para se të arrijë dita, në të cilën s’ka shitje as miqësi. Ibrahim 14:31
Tefsiri:
Thuaju robërve të Mi, që kanë besuar, që ta falin rregullisht namazin dhe, nga ajo që u kemi dhënë, le të japin fshehtazi dhe haptazi,... -

Përcillju besimtarëve të sinqertë këtë urdhër të mrekullueshëm dhe plot mirësi, që sjell begati dhe rregullon plotësisht gjendjen e tyre. Le ta shfrytëzojnë këtë mundësi, përpara se të jetë shumë vonë. Le ta falin namazin me rregullsi, qoftë në aspektin e jashtëm të tij, qoftë në aspektin e brendshëm. Gjithashtu, le të shpenzojnë nga mirësitë e begatitë që Zoti u ka dhuruar, pak apo shumë qofshin ato, fshehtas dhe haptas. Këtu bëhet fjalë për shpenzimet e detyrueshme, si zekati, ose shpenzimet ndaj atyre njerëzve që e ke detyrë të përkujdesesh. Por bëhet fjalë edhe për sadakatë e donacionet e pëlqyeshme, në të gjitha fushat e bamirësisë. Allahu i Lartësuar na nxit që t’i bëjmë këto shpenzime para se të jetë tepër vonë:

... para se të vijë ajo Ditë, kur nuk do të ketë më as kompensim e as miqësi. -

Atë ditë, asnjë miqësi e lidhje nuk mund të sjellë dobi; atë që e ke shpërfillur nuk mund ta kthesh pas as me kompensim e as me ndonjë dhuratë nga miqtë e të dashurit. Atë ditë, çdo njeriu do t’i mjaftojë çështja e vet. Prandaj, le të përgatitet çdokush për veten e vet dhe le të shohë çfarë ka bërë për nesër. Le të shohë me kujdes punët dhe të marrë në llogari veten e vet, para se të vijë koha e llogarisë së madhe para Zotit.
Shko te videoja e plotë e sures