Sureja El-Xhumua (Xhumaja — الجمعة) (Ajet 4)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




62 El-Xhumua(الجمعة), Ajet 4

ذَٰلِكَ فَضْلُ اللَّهِ يُؤْتِيهِ مَنْ يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ 4 ٤

Kjo është dhuntia e Perëndisë, të cilën Ai ia jep kujt të dojë, e dhuntia e Perëndisë është e madhe. (4)

Tefsiri

Kjo është mirësia e Allahut, që ia jep atij që do. Allahu është i Zotëruesi i mirësisë së madhe. -

Udhëzimi në rrugën e drejtë është mirësia më e madhe e Allahut të Urtë, të cilën Ai ua jep atyre robërve të Tij që Ai dëshiron. Mirësia e udhëzimit është shumë herë më e madhe se mirësitë e ushqimit, pijes, pasurisë dhe të çdo gjëje tjetër të kësaj dynjaje. Besimi i drejtë është bazë për arritjen e çdo të mire dhe për fitimin e lumturisë së përjetshme.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë