Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 23)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 23

لَا جَرَمَ أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعْلِنُونَ ۚ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الْمُسْتَكْبِرِينَ 23 ٢٣

S’ka dyshim, se, Perëndia di për atë që fshehin ata dhe për atë që shprehin haptazi. Me të vërtetë, Ai nuk i do mendjemëdhenjt. (23)

Tefsiri

Nuk ka dyshim se Allahu di gjithçka që ata e fshehin dhe gjithçka që e shfaqin haptazi. Ai nuk i do kryeneçët. -

Allahu i urren ata dhe ka për t’u dhënë shpagimin e punëve të tyre, sikurse thotë në një ajet tjetër: "Zoti juaj ka thënë: “M’u lutni Mua, që Unë t’ju përgjigjem! Por ata që, nga mendjemadhësia, i shmangen adhurimit Tim, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”. [Gafir 60]. Duke na treguar mohimin e fortë të shpalljeve të Tij nga idhujtarët, Allahu i Lartësuar thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë