Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ibrahim — Ajet 41 (Shqip) — Video

Ibrahim • Ajet 41 nga 52 • Shqip


رَبَّنَا اغْفِرْ لِي وَلِوَالِدَيَّ وَلِلْمُؤْمِنِينَ يَوْمَ يَقُومُ الْحِسَابُ 41
Përkthim:
O Zoti ynë, më fal mua dhe prindërit e mi dhe besimtarët – në Ditën kur do të jepet llogari!” Ibrahim 14:41
Tefsiri:

O Zoti ynë! Na mbulo me faljen tënde mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët Ditën kur të jepet llogaria! -

Allahu i Lartësuar iu përgjigj lutjes së Ibrahimit në të gjitha detajet e saj, përveç lutjes në lidhje me babain e tij. Ibrahimi u lut për babanë e vet, për shkak se i kishte premtuar se do të lutej për të. Por kur iu bë e qartë se ai ishte armik dhe kundërshtar i rrugës së Zotit, Profeti u distancua nga lutja për të.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ibrahim • Ajet 40 E ardhshme Ibrahim • Ajet 42