Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ibrahim — Ajet 42 (Shqip) — Video

Ibrahim • Ajet 42 nga 52 • Shqip


وَلَا تَحْسَبَنَّ اللَّهَ غَافِلًا عَمَّا يَعْمَلُ الظَّالِمُونَ ۚ إِنَّمَا يُؤَخِّرُهُمْ لِيَوْمٍ تَشْخَصُ فِيهِ الْأَبْصَارُ 42
Përkthim:
E ti, mos mendo, kurrsesi, që Perëndia nuk vëren atë që punojnë zullumqarët! Ai, vetëm ua shtyen (dënimin) dei në Ditën kur sytë e tyre do të mbeten të hapur, Ibrahim 14:42
Tefsiri:

Kurrsesi mos mendo se Allahu është i pakujdesshëm ndaj veprimeve të keqbërësve! -

Ky është një kërcënim i ashpër për zullumqarët, që ju bëjnë padrejtësi njerëzve, dhe ngushëllim për ata që u bëhet padrejtësi.

Ai vetëm është duke u dhënë afat deri në Ditën, kur sytë të shtangen nga tmerri. -

Allahu i Lartësuar i ka afatizuar ata. Ai u ka dhënë të mira të ndryshme dhe i lejon që të lëvizin të sigurt dhe të qetë në tokën e Tij, por ju mos e konsideroni këtë si shenjë se ata janë në rrugë të mirë, sepse Allahu i Lartësuar u jep afat të padrejtëve, me qëllim që ata të shtojnë më tepër gjynahet, derisa t’i rrëmbejë me ndëshkim të ashpër, nga i cili nuk mund të shpëtojnë. I Lartësuari thotë: "I tillë është ndëshkimi i Zotit tënd, kur bie mbi popujt që bëjnë padrejtësi. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër." [Hud 102]. Këtu bëhet fjalë për dy lloje padrejtësish: padrejtësitë në marrëdhëniet mes njeriut dhe Zotit dhe padrejtësitë e njerëzve mes njëri-tjetrit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ibrahim • Ajet 41 E ardhshme Ibrahim • Ajet 43