Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ibrahim — Ajet 43 (Shqip) — Video

Ibrahim • Ajet 43 nga 52 • Shqip


مُهْطِعِينَ مُقْنِعِي رُءُوسِهِمْ لَا يَرْتَدُّ إِلَيْهِمْ طَرْفُهُمْ ۖ وَأَفْئِدَتُهُمْ هَوَاءٌ 43
Përkthim:
dhe duke vrapuar, me kokë ngrehur, nuk mund t’i lëvizin sytë (e shikojnë me ngulmim); e zemrat e tyre do të jenë të zbrazëta (nga tmerri). Ibrahim 14:43
Tefsiri:

Ata janë duke vrapuar me kokat lart, me sytë e tyre të hapur e të papulitur me zemrat e tyre të zbrazëta. -

Sytë e tyre nuk puliten, nga tmerri dhe frika e asaj që shikojnë. I sheh ata të nxitojnë drejt zërit, që i thërret ata për të dalë para Allahut, për të dhënë llogari, dhe ata kurrë nuk mund t’i shmangen apo të gjejnë vend ku të fshihen. Kokat e tyre janë të ngritura lart, sepse duart i kanë të prangosura dhe të lidhura pas qafës. Kraharorin e kanë të zbrazët, sepse zemra iu shkon në grykë, nga frika. Gjoksi i tyre mbushet me ankth, frikë, dëshpërim dhe tmerr.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ibrahim • Ajet 42 E ardhshme Ibrahim • Ajet 44