Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 1 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 1 nga 99 • Shqip


الر ۚ تِلْكَ آيَاتُ الْكِتَابِ وَقُرْآنٍ مُبِينٍ 1
Përkthim:
Elif Lâm Râ. Këto janë ajetet e Librit, të Kur’anit të qartë! El-Hixhr 15:1
Tefsiri:
Duke treguar madhështinë e Librit të Tij, Allahu i Madhëruar thotë:

Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e Librit - këtij Kur'ani që qartëson gjithçka. -

Ajetet e këtij libri janë shprehëset e kuptimeve më të bukura dhe qëllimeve më të larta, që duhet të synojnë krijesat. Kur'ani është i qartë dhe sqarues i çështjeve të rëndësishme, me fjalët e shprehjet më të bukura dhe argumentet më të kthjellëta për çdo çështje. Kaq duhet të mjaftojë që krijesat të nënshtrohen e të jetojnë sipas Kur'anit, të dorëzohen e të gjykojnë me ligjin e Tij. Ata duhet ta pranojnë këtë libër madhështor me kënaqësi dhe me zemër të gatshme për t’iu bindur gjithçkaje që thotë ai. Ndërsa ata që e refuzojnë këtë mirësi të pashembullt të Zotit, duke u treguar mosmirënjohës, ata janë të humbur dhe shpërfillin të vërtetën. Do të vijë dita që këta do të donin të ishin muslimanë, të dorëzuar e të nënshtruar ndaj një Zoti të vetëm dhe pasues të shpalljeve të Tij, por do të jetë vonë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ibrahim • Ajet 52 E ardhshme El-Hixhr • Ajet 2