Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 2 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 2 nga 99 • Shqip


رُبَمَا يَوَدُّ الَّذِينَ كَفَرُوا لَوْ كَانُوا مُسْلِمِينَ 2
Përkthim:
Shpeshherë mohuesit do të dëshironin që të ishin muslimanë. El-Hixhr 15:2
Tefsiri:

Ata që nuk besojnë do të donin të ishin muslimanë. -

Kështu do të ndodhë në çastet e agonisë së vdekjes, kur të shfaqen shenjat e para të kalimit në ahiret. Në ato çaste e më pas, të gjithë mohuesit do të dëshironin të ishin muslimanë, por tashmë kjo është e pamundur për ta. Ndërsa në këtë jetë ata janë të vetëmashtruar, mendjemëdhenj e kryeneçë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hixhr • Ajet 1 E ardhshme El-Hixhr • Ajet 3