Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 3 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 3 nga 99 • Shqip


ذَرْهُمْ يَأْكُلُوا وَيَتَمَتَّعُوا وَيُلْهِهِمُ الْأَمَلُ ۖ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ 3
Përkthim:
Lëri ata që të hanë dhe le të kënaqen, dhe lë t’i mashtrojë shpresa; ata do ta dinë (fundin)! El-Hixhr 15:3
Tefsiri:

Le t'i gëzojnë

(të mirat e kësaj bote) d

he të kënaqen! Le të defrehen me shpresa të kota, -

Askush nuk mund ta shpejtojë apo ta shtyjë për më vonë afatin e vet. Atëherë, lëri ata të kënaqen dhe të argëtohen me kënaqësitë e kësaj bote. Kështu ata do të gjejnë prehje dhe do të ushqejnë iluzione, të cilat do t’i pengojnë nga rruga e Zotit. Ata jepen pas kësaj bote sikur nuk do të largohen kurrë prej saj dhe e harrojnë ahiretin.

...se më vonë do ta kuptojnë. -

Më vonë do ta mësojnë e do të binden se kjo mënyrë jetese është e gabuar dhe kënaqësitë, pas të cilave jepen, janë kotësi e largim nga qëllimi i vërtetë i kësaj jete. Veprat dhe planet e tyre në këtë botë do t'u shkojnë kot, madje do t’u sjellin veçse dëshpërim. Të mos mashtrohen këta të mjerë me afatizimin e Zotit për ta, se ky është rregulli dhe ligji i Tij për njerëzit. Ai thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hixhr • Ajet 2 E ardhshme El-Hixhr • Ajet 4