Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 15 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 15 nga 99 • Shqip


لَقَالُوا إِنَّمَا سُكِّرَتْ أَبْصَارُنَا بَلْ نَحْنُ قَوْمٌ مَسْحُورُونَ 15
Përkthim:
do të thonin (ata): “Sytë na kanë qenë të mjegulluar, na jemi popull i magjepsur!” El-Hixhr 15:15
Tefsiri:

Ata do të thoshin: “Neve na kanë qenë bllokuar sytë, …” -

Edhe sikur t’u hapnin një portë në qiell dhe ata të ngjiteshin dhe ta shihnin vetë, me sytë e tyre, prapë nuk do të besonin dhe, me padrejtësinë dhe inatin që i karakterizon, duke e mohuar këtë shenjë, do të thoshin:

“...madje kemi qenë të magjepsur.” -

Jemi të dehur, po na bëjnë sytë. Ngaqë është diçka që nuk e kemi parë kurrë më herët, mund të jemi magjepsur. Ky nuk është realitet, por është një magji, që ka kapur sytë tanë. Kështu, të tillë njerëz kanë arritur një gjendje të tillë që do të mohonin edhe atë që e shohin me sytë e tyre, prandaj nuk ka shpresë për udhëzimin e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hixhr • Ajet 14 E ardhshme El-Hixhr • Ajet 16