Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 16 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 16 nga 99 • Shqip


وَلَقَدْ جَعَلْنَا فِي السَّمَاءِ بُرُوجًا وَزَيَّنَّاهَا لِلنَّاظِرِينَ 16
Përkthim:
Na kemi krijuar hyllësi në qiej dhe i kemi zbukuruar ato për shikuesin, El-Hixhr 15:16
Tefsiri:
Allahu i Madhëruar, duke na qartësuar se Ai ka pushtetin absolut dhe mëshirë të madhe për krijesat e Tij, thotë:

Ne kemi krijuar rrugë yjesh në qiell dhe e kemi zbukuruar, për ata që e shikojnë me vëmendje. -

Allahu i Madhëruar i ka bërë yjet që të shërbejnë si shenja orientuese, gjatë errësirës në tokë dhe në det. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar e ka zbukuruar qiellin me yje duke i dhënë nje pamje te mahnitshme. Qielli pa yje nuk do ta kishte kurrë atë pamje të mrekullueshme, që i bën kundruesit e saj të meditojnë thellë, duke argumentuar në këtë mënyrë madhështinë, diturinë dhe urtësinë e Atij që e ka krijuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hixhr • Ajet 15 E ardhshme El-Hixhr • Ajet 17