Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 20 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 20 nga 99 • Shqip


وَجَعَلْنَا لَكُمْ فِيهَا مَعَايِشَ وَمَنْ لَسْتُمْ لَهُ بِرَازِقِينَ 20
Përkthim:
dhe kemi bërë për ju në të (Tokë) sendet që u japin gjallëri dhe për ata që nuk i mbani (furnizoni) ju. El-Hixhr 15:20
Tefsiri:

Në të, Ne krijuam mjetet e jetesës për ju dhe për ata, për furnizimin e të cilëve nuk jeni përgjegjës. -

Allahu i Madhëruar ka vendosur në tokë gjithçka që ndihmon jetesën e njeriut. Ai i mësoi njeriut se si të kujdeset për bujqësinë, blegtorinë dhe çdo aftësi tjetër. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar thotë: "...dhe për ata për furnizimin e të cilëve nuk jeni përgjegjës." Allahu i Lartësuar ju begatoi duke ju vënë në shërbimin tuaj shumë njerëz, kafshë dhe mjete, për t’i përdorur dhe për t’i arritur mirësitë që synoni, dhe nuk jeni ju që i furnizoni ata, por është Allahu. Ai jua vuri ata në shërbimin tuaj dhe po Ai i furnizon ata.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hixhr • Ajet 19 E ardhshme El-Hixhr • Ajet 21