Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 21 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 21 nga 99 • Shqip


وَإِنْ مِنْ شَيْءٍ إِلَّا عِنْدَنَا خَزَائِنُهُ وَمَا نُنَزِّلُهُ إِلَّا بِقَدَرٍ مَعْلُومٍ 21
Përkthim:
Nuk ekziston asnjë send, e që të mos gjendet ajo në thesarin Tonë, e nga ajo Na japim vetëm aq sa është e nevojshme. El-Hixhr 15:21
Tefsiri:

Nuk ka asgjë që të mos e ketë burimin e pashtershëm te Ne. Ne japim veçse me masë të caktuar. -

Allahu i Lartësuar është burimi i të gjitha furnizimeve dhe i çdo lloj përkujdesi në gjithësi. Depot e të gjitha mirësive janë në dorën e Allahut, që Ai i jep kujt të dojë dhe privon kë të dojë, sipas urtësisë dhe mëshirës së Tij të gjerë. Çdo gjë, duke filluar nga pika e shiut dhe gjithçka tjetër, i Urti dhe i Gjithëmëshirshmi e zbret dhe e përcakton me masë të qartë dhe të ditur. Më pas, nuk shtohet dhe nuk pakësohet asgjë nga përcaktimi i urtë i Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hixhr • Ajet 20 E ardhshme El-Hixhr • Ajet 22