Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 55 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 55 nga 99 • Shqip


قَالُوا بَشَّرْنَاكَ بِالْحَقِّ فَلَا تَكُنْ مِنَ الْقَانِطِينَ 55
Përkthim:
Ata thanë: “Na do të sihariqojmë ty me një të Vërtetë që do të realizohet, e mos u bën shpresëhumbur!” El-Hixhr 15:55
Tefsiri:

Ata thanë: “Ne po të përgëzojmë për diçka që është e sigurt. Prandaj ti mos u trego i pashpresë!” -

Ne po të themi diçka që është absolutisht e sigurt, sepse Allahu i Madhëruar ka pushtet për gjithçka. Në mënyrë të veçantë mbi ju, o familje e zgjedhur, ka zbritur mëshira dhe begatia e Zotit. Për këtë arsye, mos u çudisni aspak me mirësinë e bujarinë e Zotit mbi ju dhe mos u bëni të pashpresë. Mos u bëni nga ata që u duket larg e mira dhe arritja e saj. Përkundrazi, vazhdoni të shpresoni të mirën dhe bujarinë e Zotit, në dhuratat, përkujdesin dhe mëshirën e Tij. Atëherë, Ibrahimi (a.s) iu përgjigj:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hixhr • Ajet 54 E ardhshme El-Hixhr • Ajet 56