Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 56 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 56 nga 99 • Shqip


قَالَ وَمَنْ يَقْنَطُ مِنْ رَحْمَةِ رَبِّهِ إِلَّا الضَّالُّونَ 56
Përkthim:
(Ibrahimi) tha: “Kush mund ta humbë shpresën nga mëshira e Zotit të vet, përpos atyre që janë të humbur” – El-Hixhr 15:56
Tefsiri:

Ai tha: “Askush nuk e humb shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur”. -

‘El dalun’ janë ata të humbur, të cilët nuk kanë dituri për Zotin dhe për pushtetin e Tij absolut. Për ata që Zoti i begatoi e i nderoi me udhëzimin, diturinë e dritën e Tij, dëshpërimi nuk mund të gjejë vend në zemrat e tyre. E si mund të humbë shpresën ai që di rreth mëshirës së Zotit dhe mënyrave të shumta që ajo vjen te krijesa? Pasi dëgjoi këtë lajm të mirë, Ibrahimi e kuptoi se ata ishin dërguar nga Zoti me një mision.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hixhr • Ajet 55 E ardhshme El-Hixhr • Ajet 57