Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 78 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 78 nga 99 • Shqip


وَإِنْ كَانَ أَصْحَابُ الْأَيْكَةِ لَظَالِمِينَ 78
Përkthim:
Por, edhe banorët e Ejkes kanë qenë zullumqarë, El-Hixhr 15:78
Tefsiri:

Edhe populli i Ejkës qenë keqbërës. -

Këta ishin populli i Shuajbit, për të cilët Allahu i Lartësuar tregon se banonin në një vend të quajtur Ejke, që do të thotë: kopsht i gjerë me shumë pemë. Kështu, Allahu i Lartësuar tregon për mirësitë e shumta që u kishte dhuruar atyre, por ata nuk u treguan mirënjohës. Profeti Shuajb i ftoi ata në teuhid dhe që të largoheshin nga padrejtësitë. Ai i ndaloi nga cenimi i masës dhe peshës në tregti dhe i urdhëroi për plotësimin e të drejtave ndërnjerëzore. Profeti u tërhoqi vëmendjen për shumë gjëra dhe i kërcënoi me ndëshkim nga Zoti, por ata vazhduan me padrejtësi, duke shkelur dhe shpërfillur të drejtën e Zotit dhe të drejtën e krijesave të Tij. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i përshkruan ata si ‘dhalimin’, keqbërës të zhytur në padrejtësi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hixhr • Ajet 77 E ardhshme El-Hixhr • Ajet 79