Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 79 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 79 nga 99 • Shqip


فَانْتَقَمْنَا مِنْهُمْ وَإِنَّهُمَا لَبِإِمَامٍ مُبِينٍ 79
Përkthim:
andaj, i kemi ndëshkuar, dhe që të dy janë në rrugë – të dukshme. El-Hixhr 15:79
Tefsiri:

Prandaj Ne i ndëshkuam edhe ata; -

Ata i përfshiu ndëshkimi i "ditës së hijes". U quajt kështu sepse i gjithë populli u mblodh poshtë hijes së një reje duke pritur për shiun që aq gjatë u kishte munguar dhe për të gjetur strehë nga i nxehti i madh, që për një kohë të gjatë i kishte tharë. Por në vend të shiut u zbriti rufeja dhe vdekja e tmershme. Ai ishte ndëshkim shumë i rëndë.

... të dyja këto vende ishin pranë një rruge të gjerë. -

Gjurmët e vendbanimeve të Lutit dhe të Ejkës janë të dukshme, pranë një rruge të njohur, ku udhëtarët kalojnë në çdo kohë. Ato janë për t’u parë me sy dhe për të nxjerrë mësim të urtët dhe të mençurit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hixhr • Ajet 78 E ardhshme El-Hixhr • Ajet 80