Edhe populli i Hixhrit i kundërshtoi të dërguarit. -
Allahu i Madhëruar na rrëfen rreth popullit të profetit Salih, që jetonin në Hixhër, vend i njohur në krahinën e Hixhazit.Ata i mohuan profetët e Zotit. Në fakt, ata mohuan vetëm profetin Salih, por kush mohon një profet quhet se ka mohuar të gjithë profetët e Zotit, sepse mesazhi i të gjithë profetëve ka qenë i njëjtë. Mohimi i profetëve nuk ka të bëjë me ata personalisht, por me mesazhin që ata kanë sjellë nga Zoti.Kështu quhet një zonë e gjërë nëgadishullin arabik.