Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 110 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 110 nga 128 • Shqip


ثُمَّ إِنَّ رَبَّكَ لِلَّذِينَ هَاجَرُوا مِنْ بَعْدِ مَا فُتِنُوا ثُمَّ جَاهَدُوا وَصَبَرُوا إِنَّ رَبَّكَ مِنْ بَعْدِهَا لَغَفُورٌ رَحِيمٌ 110
Përkthim:
Me të vërtetë, Zoti yt – për ata që kanë emigruar, pasi janë torturuar e mandej kanë luftuar (në të mirën) dhe kanë duruar, Perëndia, pas kësaj, padyshim, është falës dhe mëshirues. En-Nahl 16:110
Tefsiri:

Zoti yt është Falës i Madh e Mëshirëplotë për të gjitha ata, të cilët, pasi u sprovuan

(në besimin e tyre)

, mërguan

(për hir të Tij)

dhe më pas luftuan dhe qëndruan të palëkundur

(në besimin e drejtë). - Zoti yt është Falës dhe Mëshirëplotë. Ai kujdeset për adhuruesit e Tij të sinqertë me butësinë dhe bamirësinë e Tij. Allahu tregon se është Falës e Mëshirëplotë për ata që mërgojnë për hir të Tij, për ata që lënë vendin dhe pasuritë e tyre për të kërkuar veçse kënaqësinë e Tij. Këta janë gati të braktisin çdo lloj pasurie, vetëm e vetëm që të shpëtojnë nga sprovimi në fenë e tyre dhe nga frika e kthimit në mosbesim. Edhe pse sprovohen dhe luftohen për ta braktisur fenë e Zotit, ata tregohen të duruar dhe qëndrojnë në imanin e pastër e të sinqertë, duke pasur siguri të plotë në ndihmën e Zotit. Ata luftojnë kundër armiqve të besimit në Zotin dhe përpiqen për t’i futur njerëzit në fenë e drejtë me fjalë e me vepra të mira. Ata bëjnë durim për të qenë të vazhdueshëm në ato adhurime, që për shumicën e njerëzve duken të vështira. Ky është përshkrimi i besimtarëve të vërtetë. Ata janë gati të lënë gjithçka të kësaj bote vetëm e vetëm për të ruajtur fenë e besimin e tyre të pastër. Ata përkushtohen në adhurime të sinqerta dhe në ftesën e njerëzve për të përqafuar Islamin. Ata e shprehin besimin e tyre me fjalë e me vepra të mira dhe përqendrohen në rrugën e drejtë me durim e maturi. Këta janë faktorët më të rëndësishëm që e ndihmojnë njeriun të arrijë mirësinë më të madhe të Zotit, që është falja dhe mëshirimi prej Tij. Falja e gjynaheve të mëdha dhe të vogla sjell sigurinë nga çdo ligësi e sprovë. Ndërsa mëshira e plotë sjell rregullimin e çështjeve të jetës dhe të fesë. Ata janë të garantuar nga çdo ligësi dhe janë të përgëzuar me çdo mirësi, në të dyja jetët.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 109 E ardhshme En-Nahl • Ajet 111